Guida e Durrësit
Gjeografia
| Gjeografia |
|
|
TE DHENA GJEOGRAFIKE PER DURRESINDurresi eshte qyteti me i lashte i vendit tone. Shtrihet buze detit Adriatik ne nje gjatesi bregdetare rreth 30 milje. Duke qene vazhdimisht nyje e rrugeve detare dhe tokesore dhe qe ka lidhur vendin tone me hapsirat ballkanike e europjane, Durresi ka luajtur gjithnje nje rol te rendesishem gjeopolitik. Per nga zhvillimi ekonomik e shoqeror, eshte qyteti i dyte i Shqiperise. Eshte perfshire ne nje Qark Administrativ me vete. Ne perberje te ketij Qarku bejne pjese: Qyteti i Durresit, i Krujes, i Shijakut, Sukthi-Manza, Fushe Kruja dhe 10 komuna: Ishmi, Maminasi, Katundi i Ri, Gjepalaj, Rrashbulli, Xhafzotaj, Bubq, Koder-Thumane, Nikel e Cudhi.
Durresi me rrethinat e aferta te tij ka nje siperfaqe 432km2. Ne verilindje dhe lindje, ai kufizohet nga rrethi i Tiranes, ndersa ne jug nga rrethi i Kavajes. Bregdeti perendimor i krahines laget nga ujrat e detit Adriatik. Rethi i Durresit ka reliev fushor-kodrinor me lartesi mesatare 89m mbi nivelin e detit, ndersa ne qytet kjo mesatare eshte 2m. Sistemi i kodrave gjarperon nga Kepi i Rodonit, ne Bishtin e Palles e deri ne Malin e Durresit (178m i larte). Ne verilindje te Malit te Durresit, shtrihet fusha e Spitalles 60km2 e cila dikur zihej nga keneta qe lidhej me detin permes kanalit te Porto-Romanos.
Rrethi i Durresit pershkohet nga lumenj e perrenj, ku dallohet lumi Erzen 108 km i gjate me prurje te medha 102 kg/sek dhe lumi i Ishmit 74 km i gjate qe eshte me pak i rrembyeshem. |
|
| Azhornuar së fundi ( e martë , 13 shkurt 2007 ) |