Skip to content

Durresi ne Foto

Banka_Kombetare_Tregtare .jpg
Home arrow Guida e Durrësit arrow Gjeografia
Gjeografia Printoni E-mail

TE DHENA GJEOGRAFIKE PER DURRESIN

Durresi eshte qyteti me i lashte i vendit tone. Shtrihet buze detit Adriatik ne nje gjatesi bregdetare rreth 30 milje. Duke qene vazhdimisht nyje e rrugeve detare dhe tokesore dhe qe ka lidhur vendin tone me hapsirat ballkanike e europjane, Durresi ka luajtur gjithnje nje rol te rendesishem gjeopolitik. Per nga zhvillimi ekonomik e shoqeror, eshte qyteti i dyte i Shqiperise.

Eshte perfshire ne nje Qark Administrativ me vete. Ne perberje te ketij Qarku bejne pjese: Qyteti i Durresit, i Krujes, i Shijakut, Sukthi-Manza, Fushe Kruja dhe 10 komuna: Ishmi, Maminasi, Katundi i Ri, Gjepalaj, Rrashbulli, Xhafzotaj, Bubq, Koder-Thumane, Nikel e Cudhi.

Durresi me rrethinat e aferta te tij ka nje siperfaqe 432km2. Ne verilindje dhe lindje, ai kufizohet nga rrethi i Tiranes, ndersa ne jug nga rrethi i Kavajes. Bregdeti perendimor i krahines laget nga ujrat e detit Adriatik.
Vija kufitare e bregdetare eshte 114 km e gjate dhe ndahet ne:
Kufij tokesor 45.3 km
Kufij lumor 7.1 km
Vije bregdetare 61.6 km
Kufiri verilindor: Kruja me gjatesi kufitare 22.4 km
Kufiri lindor: Tirana me gjatesi kufitare 22 km
Kufiri jugor: Kavaja me gjatesi kufitare 8 km.

Vija bregdetare shtrihet nga grykederdhja e lumit Ishem deri tek Perroi Agajit ne jug te shkembit te Durresit apo shkembit te Bardhe. Kjo vije eshte e gjate 61.6 km.
Koordinatat gjeografike percaktuese per qytetin e Durresit jane:
Gjeresi gjeografike veriore 41° 18' 40"
Gjatesi gjeografike lindore 19° 26' 21"
Ora lokale sipas ores 12 te Europes Qendrore eshte 12° 17' 45"

Ne kete menyre Durresi eshte ne Qender te Ultesires Perendimore Prandariatike te Shqiperise.
Koordinatat gjeografike ekstreme te Durresit jane:
Gjeresi gjeografike: 46° 16' 39" sipas vijes imagjinare qe bashkon fshatin Boznaxhije me Bregdetin e Perroit te Agajit.
Ekstremi verior: 41° 35' Kepi Muzhlit ne Rodon
Gjatesi gjeografike ekstremi lindor: 19° 35' 30" Kodra e Karpenit ne afersi te fshatit Vlashaj te Komunes Maminas.
Ekstremi perendimor: 19° 24' 30" Bishti Palles

Rethi i Durresit ka reliev fushor-kodrinor me lartesi mesatare 89m mbi nivelin e detit, ndersa ne qytet kjo mesatare eshte 2m. Sistemi i kodrave gjarperon nga Kepi i Rodonit, ne Bishtin e Palles e deri ne Malin e Durresit (178m i larte). Ne verilindje te Malit te Durresit, shtrihet fusha e Spitalles 60km2 e cila dikur zihej nga keneta qe lidhej me detin permes kanalit te Porto-Romanos.

Rrethi i Durresit pershkohet nga lumenj e perrenj, ku dallohet lumi Erzen 108 km i gjate me prurje te medha 102 kg/sek dhe lumi i Ishmit 74 km i gjate qe eshte me pak i rrembyeshem.
Rajoni i Durresit ben pjese ne brezin subtropikal me dimer te bute dhe te lagesht dhe vere te nxehte dhe te thate.

Azhornuar së fundi ( e martë , 13 shkurt 2007 )
 

Verifiko Emrin

verifiko2.png

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk keni llogari? Krijoni një

Syndicate

Zgjidh Gjuhën

  • Albanian
  • English

Albanian Tourist Guide

alabanian-hotel-guide.png

Mendimi Juaj

Jepni mendimin tuaj për site e Bashkisë Durrës
 

Kush ëeshtë në linjë...