Skip to content

Durresi ne Foto

3.jpg
Home arrow Bashkia arrow Marredheniet Nderkombetare
Marredheniet Nderkombetare te Bashkepunimit Printoni E-mail
Strategjia dhe prioritetet e Bashkise kane gjetur pasqyrim te dukshem ne marredheniet nderkombetare duke tentuar integrimin e tyre ne insiativat rajonale dhe programet e Komunitetit Evropian. Eshte nje dimension qe ka plotesuar me se miri ritmin e pergjithshem te zhvillimit te qytetit dhe perqasjen me praktikat me te mira te marra nga eksperienca te provuara si te suksesshme nga partneret tane. Nga Aktivitetit i ngjeshur ne marredheniet nderkombetare do te vecoja disa qe jane edhe me te spikaturat:

  1. Perpilimi i Strategjise se Zhvillimit Ekonomik Vendor "DELTA", ne partneritet me Banken Boterore dhe Fondacionin Soros u arrit me sukses, mbeshtetur me rigorozitet ne metodologjine e Bankes Boterore dhe pjesmarrjen e gjere te komunitetit te biznesit dhe shoqerise civile.
  2. Projektit " Hapat drejt integrimit dhe zhvillimit urban te zonave informale",ne bashkepunim me Qeverine Austriake eshte arritur nenshkrimi i partneritetit dhe zbatimi i projektit "
  3. Ndertimin e marredhenieve te bashkepunimit me 5 bashki te kantonit te Sangalen-it ne Zvicer.
  4. Si rezultat i bashkepunimit me partnere nga Zvicra me ndermjetesimin e Sëisscontact-it eshte realizuar asistenca me shume profesionalizem e 5 eksperteve ne fusha prioritare te bashkise si ate te turizmit, mjedisit, urbanizimit, transportit rrugor etj.
  5. Ndertimin dhe intensifikimin e marredhenieve te bashkepunimit me fondacionin Hollandez "People for People", si rezultat i se cilit ishte sjellja e ndihmave humanitare ne masen rreth 130 ton dhe vlere 465 000 Euro, nga te cilat jane ndihmuar shume grupe interesi, organizata jo-qeveritare, ndermarrje publike, spitali, shkolla, kopshte etj dhe po ashtu bashkepunimit me fondacionin hollandez PUM.
  6. Projektit EkoBusinessPlan , Bashkepunim me Bashkine e Vienes dhe filimi e zbatimi I tij, si nje nga eksperiencat me te suksesshme e te vleresuara ne te gjithe Austrine.
  7. Partneriteti ne Projektin IONAS financuar nga Komuniteti Evropian si nje nga bashkepunimet me te mira ne fushen e marredhenieve ndermjet qyteteve dhe porteve te rajonit te Adriatikut dhe Jonit.
  8. Anetaresimi dhe partneriteti me organizaten nderkombetare RETE me qender ne Venecia te Italise ne kuadrin e nismes per marredheniet ndermjet qyteteve – port dhe zhvillimit te tyre urban e mjedisor.
  9. Partneriteti ne inisiativen e Forumit te Adriatikut dhe Jonit, ku Durresi ka edhe statusin e zv. Presidentit te rradhes. Aktiviteti ne Pescara.
  10. Bashkepunimi shume i frytshem me rrjetin Studentor Global te Universiteteve Amerikane dhe studimi i fizibilitetit per integrimin dhe zhvillimin perspektiv te zones informale.
  11. Kemi bere hapa te rendesishem ne ndertimin e marredhenieve te bashkepunimit me qytetet Virginia Beach dhe Norfolk te shtetit Virginia ne Amerike.
  12. Ne bashkepunim me fondacionin SOROS kemi ndertuar zyren "one stop shop" qe ka sjelle nje permiresim te ndjeshem te marredhenieve me qytetaret e sidomos me komunitetin e biznesit.
  13. Ndertimin e marredhenieve te bashkepunimit dhe partneritetit ne nismat e rajonit te Mesdheut si me qendren Peres ne Izrael apo projektin EuroMed si nje nisme per bashkepunimin ndermjet Evropes dhe Mesdheut.
Azhornuar së fundi ( e martë , 13 shkurt 2007 )
 

Zgjidh Gjuhën

  • Albanian
  • English

Albanian Tourist Guide

alabanian-hotel-guide.png

Mendimi Juaj

Jepni mendimin tuaj për site e Bashkisë Durrës
 

Kush ëeshtë në linjë...