
Kontakti
| Muze e Institucione Kulturore |
|
|
|
Muzeu Kulturës Popullore
Shtëpia Muze “Aleksandër Moisiu”
Eshtë inaguruar në shtator 1982. Këtu ka kaluar fëmijërinë e tij aktori me origjinë shqiptare A.Moisiu, në vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkollës fillore. Në dy dhoma shpalosen në stenda biografia e tij familjare e artistike bazuar në dokumenta autentike; kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Adresa: L.Nr.1, Rr. “Koloneli Tomson”, tel.05223150. Orari: 08-13; 17-19, Pushim e hene
Salla e Relikeve të Luftës
Eshtë inaguruar fillimisht në vitin 1969. Ka ardhur duke u pasuruar. Ndodhet në katin e dytë mbi Kompleksin Funerar te Deshmoreve te ish Qarkut te Durresit, dëshmorë të Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), krahas tyre jane varrosur dhe eshtrat e dëshmorëve të Lëvizjes Patriotike të fillimit të shek.XX. Në Sallën e relikeve janë ekspozuar armët trofe të Luftës së Dytë Botërore, objekte personale të dëshmoreve. Adresa:L.Nr.11, Rr.”Sander Goga”, Orari Cdo dite 08-16, Pushim: te Shtunen e te Djelen Muzeu Arkeologjik Muzeu i vjetër është inaguruar në mars 1951. I riu më 13 prill 2002. Muze i përmasave kombëtare. Ka te realizuar pavionin e prehistorisë dhe të antikitetit, e të asaj postbizantine, ku janë ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike të dala nga nëntoka muze e qytetit Eshtë në proçes ngritja e pavionit të mesjetës. Adresa: L.Nr.1, Rr. “TAulantia”, Tel.052 2253. Orari 08-13 dhe 17-19, Pushim te Henen. |
|
| Azhornuar së fundi ( e martë , 13 shkurt 2007 ) |
| Home |
| Bashkia |
| Guida e Durrësit |
| Keshilli Bashkiak |
| Formularë |
| Kontakti |