|
Rrethoja Bizantine
Ndërtuar në kohën e Perandor Anastasit I (491-518), me origjinë nga
familjet senatoriale të Dyrrahut.. Ndërtuar me material tulla e llaç,
ndërtim karakteristik i kësaj periudhe, ku shënohen mbi tulla dhe vula
të këtij perandori, si dhe të punishteve shtetërore, ergasterive. Bëhej
rrethimi i qytetit me kurorë të trefishtë, gjatësi lineare 3,5 km,
lartësi muresh 12 m., gjërësi, siç vinte në dukje historiania bizantine
A.Komnena, sa për të kaluar brinjas njeri tjetrit katër kalorës. Edhe
perandori tjetër me origjinë ilire, Justiniani (527-565) ndërmori vepra
me karakter mbrojtës, siç njihet, Portëza, ose Porto Romano, në veri të
qytetit.
Forumi bizantin (Macellum )
Ndodhet prapa Pallatit të Kulturës “A.Moisiu”, fundi i shek.V mbas K. Së bashku me
Termat publike,të periudhës romake, poshtë themeleve të pallatit të
Kulturës, krijon një ansambel, një “ishull arkeologjik”, në qendër të
qytetit.
Bazilika e Arapajt, trikonkë, shek.VI mbas K., përmasa 69x28 m, një nga
bazilikat e mëdha të vendit, me tre nefe, atrium e kuadriportik.
Ndodhet 6 km. në lindje të qytetit, në zonën turistike të Plazhit.
Torra veneciane
Ndërtim karakteristik i shek.XV, kullë e rrumbullaktë, ndërtuar me
blloqe guri gëlqeror, ku ndërfuten dhe pjesë arktektonike të periudhave
të më parshme, siç është blloku i gurit gelqeror me figurën e Hermesit,
në funksionin e mbrojtësve të tregtarëve.
Po e kësaj periudhe është dhe Keshtjella e Sipërme, edhe këtu një kullë e rrumbullakët.
Kulla e Karl Topisë.
Njihet e tillë residenca e Princ Karl Topia, që i dha autonomi politike
qytetit të Durrësit. E quante veten “Princ i Arberise”, Venediku e
cilësonte “Zot i Arbërisë në viset bregdetare të Durrësit”, kurse Papa,
më 1374, i njeh titullin, “Kont i Madh i Arbërisë”.
Muri Turk
I ndërtuar nga pushtuesit turk, duke e kthyer qytetin, pas vitit 1501,
në garnizon ushtarak. Përgjatë këtij muri ndërtohet dhe Kulla me Sahat,
dhe në brendësi të “Lagjes Kala”, ndërtohet Hamami Mesjetar dhe jashtë
tij, në “Lagjen Varosh”, Pusi i Tophanes.
|